Pamje: Huqje spektakolare ndaj Galatasarayt, me portën zbrazur futbollisti turk nuk arrin të shënojë
Gatalatasaray ka qenë shumë me fat në pjesën e dytë, pasi Emre Kilinç i Ankarugucu ka shpërdoruar një rast për shënim vërtet të pabesueshëm.
Zhvillohej minuta e 69-të e ndeshjes me Galatasarayt dhe Ankarugucut, kur këta të fundit kishin një mundësi të artë shënimi.
Me portën krejtësisht të zbrazur mesfushori turk, Emre Kilinc, nuk arriti që të godiste në mënyrë efikase drejt portës. Goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.
Emre kılınç galatasarayını üzmüyor pic.twitter.com/I2uaKjDX98
— tweet beşiktaş (@tweettbesiktas) January 4, 2023
Një huqje që e indinjoi tej mase edhe bankën rezervë të skuadrës mysafire. Galatasaray me këtë rast ishte me fat, pasi rezultati në minutën në fjalë ishte 2:1 në të mirë të saj.
Kujtojmë se golin e parë për Galatasarayn e shënoi Mertens. Asistin për këtë gol e shërbeu sulmuesi kosovar Milot Rashica. Ai në këtë ndeshje luajti 83 minuta.
Për të ky ishte asisti i tretë në kampionat në kuadër të ndeshjes së shtatë që po luan si titullar në ligën turke. Goli në kampionat akoma po vazhdon t’i mungojë përfaqësuesit kosovar.
Sidoqoftë, ai dy gola i ka shënuar me fanellën e Galatasarayt, vetëm se në Kupën e Turqisë. Ndërkaq agjërimi i golave në kampionat vazhdon akoma – për fat të keq.
Gjithsesi, ia vlen të përshëndetet fakti që për Rashicën pozita titullarë ka qenë e blinduar që prej fundit të muajit tetor. Që atëherë më gjithnjë ka qenë pjesë startuese e skuadrës nga Stambolli.
Rashica do të mundohet me çdo kusht që ta vazhdojë aventurën te Galatasaray edhe pas përfundimit të huazimit. Ai u huazua gjatë afatit kalimtar veror nga Norwich për një sezon.

