Pamje: Holanda ngushtoi epërsinë por Italia kundërpërgjigjet pas vetëm katër minutash
Holanda fillimisht u kthye në lojë, duke ngushtuar rezultatin ndaj Italisë në ndeshjen për vendin e tretë në kuadër të finaleve të Ligës së Kombeve, por kampionët e Evropës u përkujdesën shpejt për të kthyer epërsinë e dyfishtë.
Zhvillohej minuta e 68-të kur Bergwijn gjeti golin për rezultatin 2:1, duke bërë fundin e ndeshjes edhe më interesant tani.
Pak minuta më pas ishte Federico Chiesa që shënoi gol për 3:1 pas një kundërzbritje.