PAMJE: Gol fantastik nga Rodri, Manchester City në epërsi ndaj Sheffield United
Manchester City duket se ka lënë anash kohët e vështira, pasi pas një fitore tre ditë më parë, tani ka gjetur epërsinë shumë herët ndaj Sheffield United, skuadrës së fundit në Premierligë.
Zhvillohej minuta e 14-të kur mesfushori spanjoll Rodri pranoi një top nga Phil Foden dhe me një goditje të fortë të ulët shënoi për 1:0.
Kujtojmë se në rast të fitores së Cityt sot, ata kalojnë në vendin e dytë dhe do të jenë vetëm dy pikë prapa liderit, Liverpool.
Një lajm tjetër i mirë për skuadrën e Pep Guardiolës është rikthimi i Kevin De Bruynes, katër muaj pasi u lëndua në ndeshjen hapëse dhe sot gjendet në bankën rezervë i gatshëm nëse trajneri i beson disa minuta në pjesën e dytë.