Pamje: Gjyqtari i Botërorit i ndan 10 kartonë të kuq në finalen kaotike mes Boca Juniors dhe Racing Club - NACIONALE

Pamje: Gjyqtari i Botërorit i ndan 10 kartonë të kuq në finalen kaotike mes Boca Juniors dhe Racing Club

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjyqtari Facunda Tello i kanë ndarë hiç më pak se 10 kartonë të kuq, pas një përleshjeje mes futbollistëve në disfatën e Boca Juniors 2:1 kundër Racing Club në finalen e Kupës së Kampionëve të Argjentinës.

Matias Rojas e barazoi rezultatin për Racing Club pak pasi Norberto Briasco i kishte dhënë Bocas epërsinë në minutën e 19-të. Carlos Alcaraz e shënoi golin e fitores për Racingun në minutën e 118-të.

Menjëherë pasi shënoi, Alcarazi shkoi për të festuar para tifozëve të Bocas, duke shkaktuar rrëmujë, pasi ai u konfrontua nga futbollistët kundërshtarë, të cilët e shtynë, ia tërhoqën veshin dhe madje e goditën me top.

Gjyqtari Facundo Tello, i cili do të gjykojë ndeshje në Kupën e Botës 2022, i mori frenat në dorë dhe nuk tolerojë aspak pas përleshjes masive mes futbollistëve të dy klubeve.

Ai i përjashtoi pesë futbollistë të Bocas Juniors dhe dy të Racing pas kësaj përleshjeje.

Paraprakisht, dy futbollistë të Bocas dhe një i Racing ishin përjashtuar nga loja me kartonë të kuq.

Në përgjithësi, ai i përjashtoi nga loja hiç më pak se 10 futbollistë.

Tello do të jetë në mesin e gjashtë gjyqtarëve nga Amerika Jugore që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kupës së Botës 2022 gjatë këtij muaji në Katar.

Ai u lind në Buenos Aires në vitin 1982 dhe gjatë karrierës së tij ka gjykuar në 118 ndeshje në Premera Division – ligën elitare argjentinase.

Gjatë atyre ndeshjeve, ai i ka ndarë 612 kartonë të verdhë dhe 45 kartonë të kuq, dhe kjo nuk ishte hera e parë që ai jep më shumë se një karton të kuq në një ndeshje këtë sezon.

Në shtator, gjatë ndeshjes mes Racing dhe Atletico Platense, ai i ndau tre kartonë të kuq dhe gjashtë kartonë të verdhë.

Lajme të ngjashme