Pamje: Gjyqtari egjiptian anuloi golin pasi rishikoi rastin në telefon, pezullohet nga Federata
Gjyqtari egjiptian, Mohamed Farouk, është pezulluar për shkak të përdorimit të telefonit për të anuluar një gol gjatë një ndeshje në kategorinë e dytë të kampionatit të Egjiptit.
Al Nasr menduan se me golin që shënuan barazuan rezultatin në minutat shtesë kundër Suezit, por gjyqtari më pas mori një telefon nga një tifoz dhe e rishikoi rastin për ta anuluar më pas.

Në kategorinë e dytë të Egjiptit nuk ka VAR, por Farouk përdori telefonin për të parë edhe një herë rastin pas protestave të vazhdueshme të tifozëve vendas.
Federata e Futbollit e Egjiptit në një komunikatë thanë se kanë vendosur të pezullojnë të gjithë stafin e gjyqtarëve të përfshirë në atë ndeshje për një kohë të pacaktuar.
“Komiteti ka vendosur ta hetojë më thellësisht incidentin e shkaktuar nga Mohamed Farouk, ku i njëjti përdori telefonin për të rishikuar rastin gjatë një ndeshje futbolli”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Referee suspended for using spectator mobile phone to disallow goal https://t.co/1i46TQRWbv
— BBC News (World) (@BBCWorld) March 22, 2023
Pas këtij incidenti, u dhanë 15 minuta shtesë, për të përfunduar ndeshja me rezultat 3:1 me fitore të vendasve.
Farouk u largua nga fusha me mbrojtje policore, përgjatë protestave të lojtarëve të Al Nasr, të cilët kërcënuan me padi për rregullat e thyera.