Pamje: Fundi i një epoke, vinçat shkatërrojnë një pjesë të stadiumit të Barcelonës për të filluar rinovimin
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon pamjet nga fillimi i shkatërrimit të Camp Nou nga vinçat rreth stadiumit, në vazhdën e punimeve të Barcelonës për të rinovuar stadiumin legjendar.
Stadiumi ikonë po ndryshon pak gjatë verës dhe procesi filloi të hënën kur makinat filluan të shkëputnin disa pjesë të ndërtesës.
💔 Imágenes no aptas para nostálgicos: así se derrumba el Camp Nou pic.twitter.com/FZCLH5AFAG
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) July 10, 2023
Klubi filloi procesin e gjatë për të përmirësuar stadiumin e tyre në fund të sezonit të kaluar. Barça do t'i luajë ndeshjet në shtëpi sezonin e ardhshëm në stadiumin Olimpik në Montjuic. Ata nuk do të kthehen në stadiumin e tyre deri në fund të vitit 2024, pasi Camp Nou do të hapet sërish me kapacitet 70 për qind me një çati të palosshme dhe panele diellore.
Stadiumi Camp Nou do të jetë 100 % i disponueshëm vetëm në vitin 2026, kur në muajin qershor priten të përfundojnë punimet tërësisht, me një pamje krejtësisht moderne dhe me shumë gjëra të reja, që pritet t’i ndihmojnë klubit në anën financiare.
Skuadra e parë u rikthye në qendrën stërvitore të klubit për ekzaminime mjekësore të hënën, ndërsa fillon përgatitjet e tyre për sezonin e ardhshëm, në pretendimet për ta mbrojtur titullin kampion të La Ligës.
