Pse Barcelona e largoi flamurin e Spanjës nga Camp Nou
Barcelona dha lajme brenda dhe jashtë fushës në fitoren ndaj Atletico Madridit, ku flamuri spanjoll nuk ishte pjesë e Camp Nout në pankartat e marketingut.
Katalunasit pritën Atleticon të dielën në një ndeshje të rëndësishme në Barcelonë. Ferran Torres shënoi golin e vetëm të ndeshjes në një fitore 1:0 për nikoqirët, por polemika u ndez edhe larg fushës pasi flamuri kombëtar spanjoll mbante stemën e klubit të Atleticos i cili ishte i varur mbi reklamat e grumbulluara në katin e dytë i cili u hoq me forcë.
Barca i është përgjigjur veprimeve të mbështetësve dhe stafit të sigurisë, të cilët morën masa ndaj një tifozi të mysafirëve dhe zbuluan se nuk patën zgjidhje tjetër veçse të ndërhynin dhe të largonin tifozin nga stadiumi.

Në një deklaratë nga Barcelona u tha: “Dje në stadium pati një rast ku disa tifoz të Atletico Madrid, të vendosur në katin e dytë të stadiumit, mbuluan reklamat e Spotify me një flamur spanjoll me stemën e ekipit. Përballë kësaj situate, u bë një ndërhyrje e sigurisë të cilët iu treguan tifozëve për rregulloren e brendshme të klubit, që nuk lejon varjen e flamujve që mbulojnë reklamat e stadiumit dhe për këtë arsye duhej të hiqej. Para se sigurimi të arrinte në vendngjarje, një tifoz vendas zbriti nga kategoria më lartë dhe e hoqi flamurin duke e lënë pranë tifozit. Grupi i ndërhyrjes bisedoi me tifozin dhe i shpjegoi rregullat duke e pyetur nëse kishte pasur problem me ndonjë tifoz. Ai kishte simptoma të cilat tregonin që ishte nën ndikim e alkoolit dhe deklaroi se nuk kishte problem por disa tifozë e kishin qortuar më parë.”
Në deklaratë u tha: “FC Barcelona i kujton fansave se nuk është e lejueshme që të mbulohen reklamat e klubit me simbole apo flamuj edhe nëse është nga klubi, kështu që do të intervenojmë kur një situatë e tillë ndodhë.”
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Barcelona me fitoren ndaj Atleticos është 11 pikë para ndaj rivalëve Real Madrid, si liderë të La Ligës me tetë ndeshje të mbetura deri në përfundim./Orselina Lazraj
