Barcelona bën hapin e madh drejt titullit kampion, fiton me mund ndaj Atletico Madridit - NACIONALE

Barcelona bën hapin e madh drejt titullit kampion, fiton me mund ndaj Atletico Madridit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka fituar me mund derbin ndaj Atletico Madridit, në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.

Katalunasit triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë që ishte e barabartë deri vonë me vendasit që kishin posedimin e topit.

Antoine Griezmann kishte rastin e parë në ndeshjes pas vetëm disa sekondave lojë, mirëpo goditja e francezit përfundoi në traversë.

I njëjti rrezikoi edhe më vonë pas një topi të kthyer, mirëpo Ter Stegen me një super pritje ia mohoi golin.

Derisa Atletico po sulmonte me disa kundërsulme, Barcelona nisi një aksion me Raphinhan që me një top të gjatë gjeti Ferran Torres, i cili shënoi në portën e Oblak për t'i dhënë epërsinë vendasve (44').

Në pjesën e dytë, Barcelona ishte shumë më e mirë duke dominuar dhe rrezikuar me anë të Pedrit dhe Raphinhas, por të dy futbollistët nuk i finalizuan rastet.

Atletico gjithashtu tentoi edhe disa herë të barazonte rezultatin, mirëpo mbrojtja vendase si zakonisht këtë edicion nuk u thye.

Kështu, me këtë fitore Barcelona vazhdon fuqishëm drejt titullit duke mbledhur 76 pikë pas 30 xhirove, 11 më shumë se Real Madridi derisa Atletico renditet në pozitën e tretë me 60 sosh.

Barcelona në xhiron e radhës do të jetë mysafir i Rayo Vallecanos, derisa Atletico Madrid do ta pret Mallorcan e Vedat Muriqit.

Lajme të ngjashme