Pamje: Florent Muslija vazhdon të mahnit te Paderborni, jep një asistim të bukur
Mesfushori me tipare ofensive Florent Muslija po vazhdon të shkëlqejë te Paderborni, ndërsa ka asistuar te goli i tretë i Paderbornit ndaj Braunschëeig.
Kosovari ishte fantastik gjatë tërë ndeshjes ndërsa pas 51 minutave lojë la shenjë duke dhënë një asistim perfekt.
Muslija pranoi një top të bukur për mrekulli duke arritur ta mbroj nga mbrojtësi kundërshtar e pastaj asistoi për sulmuesin Sirlord Conteh, që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur.
Edhe pse mesfushori ndoshta mund të shënonte nga afërsia pasi ishte përballë portierit, zgjodhi t'ia pasojë topin sulmuesit, i cili kohëve të fundit po vuan për gol.