Pamje: Ermal Krasniqi shënon gol në ‘frymën’ e fundit dhe çon Clujin në gjysmëfinale të Kupës - NACIONALE

Pamje: Ermal Krasniqi shënon gol në ‘frymën’ e fundit dhe çon Clujin në gjysmëfinale të Kupës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, ka vazhduar me paraqitjet e mira për skuadrën e re të tij, CFR Cluj, ku kësaj radhe ka shënuar golin e vetëm të takimit në çerekfinale ndaj Arges në minutat e fundit të ndeshjes për ta çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale.

Po zhvillohej minuta e 89-të e takimit, kur Krasniqi pranoi një top në një pozitë të vështirë por që arriti ta godiste topin disi, për të shënuar gol të bukur, i cili doli të ishte i vetmi i takimit dhe i fitores së madhe.

Ende nuk dihet kundërshtari i radhës për Cluj në ½ e finales së Kupës, por do të takohet me njërën nga Arad, Universitatea Cluj, apo Sepsi OSK.

Lajme të ngjashme