Pamje: Emir Sahiti shënon gol të jashtëzakonshëm për Hajduk Split
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur për skuadrën e tij Hajduk Split, në fitoren 2:0 ndaj Varazdin.
Zhvillohej minuta e 65-të kur Sahiti me trinën e jashtme shënoi gol shumë të bukur, për epilogun final të takimit 2:0.
Hajduku me këtë fitore përforcoi edhe më shumë vendin e dytë në Superligën kroate, por që gjendet 10 pikë larg vendit të parë, Dinamo Zagreb, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të sezonit.
24-vjeçari ka pasur një sezon mjaft të mirë në kampionatin kroat, ku në 23 paraqitje ka shënuar pesë gola, ndërsa ka asistuar edhe në dy raste për bashkëlojtarët e tij.