Pamje: Dy prej yjeve të Argjentinës e festojnë titullin duke luajtur FIFA në orën 6 të mëngjesit
Ekipi kombëtar i Argjentinës nuk humbi kohë për ta festuar titullin e kampionit të botës, pasi e mundën Francën në finale të dielën, por dy lojtarë të caktuar zgjodhën mënyrën më të papritur për ta bërë këtë.
Mbrojtësit Cristian Romero dhe Lisandro Martinez e shënuan triumfin historik në Katar duke luajtur video-lojën e futbollit FIFA në orën 6 të mëngjesit.
Portieri hero i Argjentinës, Emiliano Martinez, e postoi një video ku Romero dhe Martinez shihen duke luajtur FIFA, derisa skuadra po festonte para se të nisej për t’u kthyer në shtëpi në Buenos Aires të hënën vonë.
Romero and Martinez celebrating by playing FIFA at 6am 😂
— SPORTbible (@sportbible) December 19, 2022
ONE OF US! 🙌pic.twitter.com/U7ZHTDtHen
Emiliano Martinez luajtën rol kyç në triumfin e Argjentinës në Katar, duke luajtur titullar në të gjitha shtatë ndeshjet.
Mbrojtësi i Manchester Unitedi Martinez, në anën tjetër, luajti titullar në vetëm dy ndeshje, por i bëri pesë paraqitje nga banka rezervë, megjithëse jo edhe në ndeshjen finale të dielën.
Kombëtarja argjentinase u rikthye në atdhe të martën herët në mëngjes, ku u prit nga mijëra njerëz nëpër rrugët e kryeqytetit.
Ekipi kombëtar, i cili e mposhti Francën në finalen e së dielës, ateroi në atdhe në orën 2:24 të mëngjesit sipas kohës lokale (6:24 sipas kohës sonë) të martën.
Festa kryesore do të bëhet te monumenti Obelisk në kryeqytet të martën në orën 16:00.
Qeveria argjentinase tha se e marta do të jetë ditë pushimi, në mënyrë që tifozët të mundë ta shfaqin gëzimin e tyre më të madh për ekipin kombëtar.
Lionel Messi e priu ekipit për të dalë nga aeroplani, i cili barte një fotografi të tij në bishtin e vet.

