Pamje: Dy lojtarë të Kombëtares së Kosovës në hendboll tymosën cigare në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botëror - NACIONALE

Pamje: Dy lojtarë të Kombëtares së Kosovës në hendboll tymosën cigare në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botëror

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll, në javën që lamë pas zhvilluan dy ndeshje kualifikuese për Botëror ndaj Sllovakisë, ku në përballjen e parë u turpërua në udhëtim, ndërsa në të kthimit arritën fitore por jo edhe avancimin tutje, për shkak të diferencave në gola. Por një gjë tjetër është mjaft shqetësuese, pasi që Gazeta Nacionale ka pranuar foto ku dy lojtarë të Kombëtares shihen duke tymosur cigare gjatë udhëtimit për në ndeshje.

Ndeshja e parë u zhvillua me 2 nëntor në Sllovaki, ndërsa Kombëtarja e Kosovës udhëtoi me 31 tetor.

Dy lojtarë të Kombëtares, të cilëve Gazeta Nacionale nuk dëshiron t’ia publikojë identitetin, u panë duke tymosur cigare, teksa po prisnin fluturimin për në Sllovaki.

Nacionale fotografitë i siguroi nga një qytetar që ishte rastësisht në atë moment në Aeroport, përderisa Kombëtarja e Kosovës po udhëtonte për ndeshjen shumë të rëndësishme, në kuadër të kualifikimeve për Botëror.

Natyrisht që cigarja është e ndaluar për këtë nivel të paraqitjeve, sidomos kur lojtarët janë të veshur me rekuizita të Kombëtares së Kosovës.

Njëri nga lojtarët që shihet në pamje, ishte një nga bartësit kryesor të Kombëtares në dy ndeshjet, ndërsa tjetri nuk u paraqit në asnjërën përballje.

Kosova në Sllovaki pësoi humbje me 10 gola diferencë apo rezultat 33:23, ndërsa tre ditë më vonë në Prishtinë fituan me tre gola dallim apo 28:25, që ishte e pamjaftueshme, për ta vazhduar rrugëtimin në kualifikimet për Botëror.

Kombëtarja e Kosovës në këto dy ndeshje luajti pa tre lojtarët kryesorë, që janë vëllezërit Drenit e Drilon Tahirukaj dhe Bujar Ramosaj.

Gazeta Nacionale raportoi ekskluzivisht se si Federata e Hendbollit kishte përzënë nga grumbullimi i prillit, Drilon Tahirukajn, për arsye banale, që për të njëjtën vëllezërit nuk kanë shprehur gatishmëri të vijnë në grumbullimet e ardhshme derisa disa nga keqbërësit të largohen nga udhëheqja e këtij sporti.

Lajme të ngjashme