Kosova i ‘hakmerret’ Sllovakisë, por s’avancon tutje - NACIONALE

Kosova i ‘hakmerret’ Sllovakisë, por s’avancon tutje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen kthyese ndaj Sllovakisë, por nuk ka arritur të kualifikohet tutje.

“Dardanët” triumfuan në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me rezultat 28:25.

Ndeshja doli të jetë shumë e barabartë nga fillimi, me Kosovën që në fund shijoi fitoren, por e pamjaftueshme për të siguruar një vend tutje.

Pjesa e parë ishte e barabartë pasi përfundoi me rezultat 14:14. Sidoqoftë, në pjesën e dytë, “Dardanët” ishin më të mirë duke shënuar tre gola më shumë, kësisoj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 28:25.

Pavarësisht kësaj fitore, Kosova s’avancon tutje shkaku që ndeshjen e parë e humbi me rezultat 23:33, duke bërë që rezultati i përgjithshëm të jetë 51:58 në favor të sllovakëve.

Kosova ishte pa dy vëllezërit Tahirukaj që refuzuan ftesën shkaku padrejtësive që iu ishin bërë në grumbullimin e kaluar, siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Nacionale.

Kujtojmë, kjo ishte ndeshja e parë e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025.

Lajme të ngjashme