Pamje: Dënim i rëndë për gjyqtarin që i ra shkelm në vete futbollistit
Gjyqtari meksikan Fernando Hernandez është dënuar me pezullim prej 12 ndeshjeve, pasi e kishte goditur me gju në vete një futbollist gjatë ndeshjes së Amerikës kundër Leonit të dielën.
Hernandezi e goditi me gju Lucas Romeron e Leonit derisa ai dhe bashkëlojtarët e tij të inatosur i kërkonin atij ta rishikonte në VAR golin e barazimit 2:2 të Americas.
Romero është pezulluar me dy ndeshje për reagimin ndaj gjyqtarit.
“Për tifozët dhe publikun në përgjithësi, kërkoj falje, e po ashtu edhe ndaj Romeros, për reagimin tim”, tha Hernandez.
Rodillazo del árbitro al jugador de León, esto le puede costar la carrera a Fernando Hernandez, Archundia como explicas esto, agresión del árbitro. pic.twitter.com/QzOjGxwpbg
— Felipe Ramos Rizo (@ramosrizo) April 2, 2023
“Unë nuk do ta sulmoja kurrë atë apo ndonjë lojtar tjetër. Unë jam i vetëdijshëm për këtë dhe do ta nderoj vendimin e Komisionit Disiplinor”, shtoi ai.
Romero tha pas ndeshjes se nuk kishte bërë thirrje që Hernandezi të ndëshkohej dhe se kishte qenë një keqkuptim.
“Natyrisht, gjyqtarët janë qenie njerëzore, shpesh herë ata mund të bëjnë gabime dhe ato gabime pastaj zhvillojnë atë që ndodhi, do të thotë shumë keqkuptime”, tha futbollisti argjentinas për televizionin meksikan TUDN.
Leon dhe America renditen në vendet tre dhe katër, përkatësisht, në kampionatin meksikan dhe ndeshja e nxehtë bëri që edhe trajnerët Fernando Ortiz dhe Nicolas Larcamon u përjashtuan gjatë ndeshjes për shkak të një përleshjeje në vijën anësore.
Pamje të trajnerit të Leonit Larcamon me këmishë të shqyer pas përleshjes me stolin e America kanë qarkulluar në rrjetet sociale pas ndeshjes dhe të dy trajnerët janë pezulluar me nga dy ndeshje secili.
