KATAR 2022 | Pamje: Brazili i lëshon dy raste të njëpasnjëshme kundër Kroacisë
Brazili e ka nisur shumë furishëm pjesën e dytë të takimit, duke krijuar dy raste shumë të mira të shënimit brenda një minute.
Fillimisht ishte rasti i minutës së 47-të kur Raphinha futi një top të mirë në zonë te Militao, i cili u mundua të shërbente Richarlisonin, por topin e preku qendërmbrojtësi kroat, Gvardiol, i cili ishte shumë afër të shënonte autogol, por Livakovic u tregua i kujdesshëm për të reaguar shumë mirë. VIDEO KËTU
Menjëherë erdhi edhe rasti tjetër, me Neymar që tentoi por goditja e plogësht u ndal nga vija e fundit e mbrojtjes, më pastaj për t’u ndjekur me një pritje përsëri nga portieri kroat. VIDEO KËTU
Brazilianët në këtë rast kërkuan penallti, pas një kontakt të topit me dorë nga Juranovic, por paraprakisht ishte pozicion jashtë loje, dhe gjyqtari i takimit nuk akordoi penallti.