Pamje: Batshuayi shkund portën e Kanadasë për të kaluar në epërsi Belgjikën - NACIONALE

Pamje: Batshuayi shkund portën e Kanadasë për të kaluar në epërsi Belgjikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, Belgjika gjeti golin e epërsisë kundër Kanadasë.

Në minutën e 44-të ishte Michy Batshuayi ai që me një goditje të fortë nga një distancë e afërt dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur kështu portën e Borjan.

Michy Batshuayi po luan si zëvendësues i Romelu Lukakut që po vuan nga një lëndim prej disa javësh. Ky ishte rasti më i mirë që pati në ndeshje Belgjika, pasi deri në atë moment Kanadaja ishte dukshëm më e mirë, ku shpërdoroi edhe një penallti me Davies në 10'.

Lajme të ngjashme