"Nuk ka opsion tjetër për mua" - Karim Benzema konfirmon se do të pensionohet te Real Madrid
Qendërsulmuesi Karim Benzema ka insistuar se do të pensionohet te Real Madrid, pasi fitoi Topin e Artë në vitin 2022 për herë të parë në karrierë.
Francezi mori trofeun më prestigjiozë në botë pasi kaloi një super edicion, ku realizoi hiq më pak se 44 gola në të gjitha garat.
34-vjeçari kishte rol shumë të rëndësishëm në suksesin e Real Madridit, që fituan Ligën e Kampionëve në maj dhe La Liga-n.
"Dua të pensionohem këtu. Nuk ka asnjë opsion tjetër për mua", ishin fjalët e Benzemas për radion spanjolle "Onda Cero".
"Kam kontratë me Real Madridin. Ndihem mirë momentalisht. Pas kësaj? Nuk e di, sepse jam duke menduar vetëm vit pas viti".
"Ndihem mirë, do të vazhdoj të luaj në futboll dhe nëse nuk ndihem mirë, pastaj do të shohim. Por, momentalisht kam dy vite kontratë me Real Madridin".
Benzema është duke vazhduar të impresionojë edhe gjatë edicionit 2022/23, duke shënuar pesë gola në 10 paraqitje në të gjitha garat, pavarësisht që pësoi disa lëndime të vogla në fillimin e sezonit.
Francezi iu bashkua "Los Blancos" në vitin 2023, por flitet për një rinovim të kontratës sidomos pas këtij suksesi, duke u bërë lojtari i nëntë i Real Madridit që e fiton këtë çmim.
Duke folur pasi fitoi Topin e Artë, Benzema deklaroi: "Ta shoh këtë çmim para meje më bënë krenar. Ishte ëndërr e fëmijërisë dhe për të gjithë punën që kam bërë, asnjëherë nuk u dorëzova".
"Gjithmonë e kam pasur mendimin se gjithçka është e mundur, kur nuk isha në kombëtaren e Francës asnjëherë nuk ndalova së punuari fortë".
"Jam krenar për udhëtimin tim këtu. Nuk ishte lehtë, ishte kohë e vështirë edhe për familjen time gjithashtu".
"Të qëndroj këtu për herë të parë, jam shumë i lumtur për punën dhe do të vazhdoj kështu".
Benzema për Real Madridin ka zhvilluar plot 615 ndeshje, duke realizuar 328 gola.

