Nuk ka finale kosovare në Ligë Ballkanike, Peja pëson humbje nga AEL në gjysmëfinale - NACIONALE

Nuk ka finale kosovare në Ligë Ballkanike, Peja pëson humbje nga AEL në gjysmëfinale

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kampioni në fuqi i Kosovës, KB Peja, ka pësuar humbje nga AEL me rezultat 99:94, kështu duke u eliminuar nga Liga Ballkanike në gjysmëfinale, ku shuhen shpresat për një finale kosovare.

Peja përfundoi e treta në sezonin e rregullt të Ligës Ballkanike, pasi fitoi pesë ndeshje dhe humbi tre, ku dy humbjen kishin ardhur pikërisht nga AEL.

Si rezultat në Final Four, KB Peja u desh të përballej me vendin e dytë që i takoi skuadrës qipriote.

Skuadra kosovare e udhëhequr nga Rami Hadar e filloi për një nuancë më mirë takimin, duke fituar çerekun e parë me një pikë epërsi, 22:21.

10 minutat e dyta ishin krejtësisht të barabarta, me të dy skuadrat që shënuan nga 28 pikë, me Pejën që shkoi në pushim me rezultat minimal 50:49.

Shkëputja e vendasve filloi në çerekun e tretë, aty ku trajnerja Kalia Papadopoulou i shkaktoi shumë probleme Pejës, duke i shënuar 30 pikë, e në anën tjetër duke pranuar vetëm 20, me AEL që shkoi në 10 minutat e fundit me 10 pikë epërsi.

Çereku i katërt ndonëse i takoi Pejës, këta të fundit nuk arritën ta përmbysin rezultatin, me AEL që fitoi në fund 99:94.

Me këtë humbje shuhen shpresat për një finale kosovare, pasi disa orë më herët Prishtina siguroi biletën në rrugën për trofeun e parë sezonal, duke mposhtur Lovcenin e Malit të Zi me fitore dominante.

Lojtari më i dalluar te AEL ishte McClure që shënoi 29 pikë, që u ndihmua nga Flowers me 18, e Shpehard me 18 gjithashtu.

Te Peja paraqitje fantastike pati Davis me 24 pikë, ndërsa lojë të mirë zhvilloi edhe Hall me 22 e Thomas me 23, por që në fund ishin të pamjaftueshme për ta fituar ndeshjen.

Finalja e madhe mes Prishtinës e AEL-it do të zhvillohet të dielën, ndërsa do të ketë ndeshje edhe për vendin e tretë, ku përballen Peja me Lovcen.

Lajme të ngjashme