“Nuk jemi aspak mirë, Reali më i matur se ne”, Xavi komenton humbjen e pësuar në “El Clasico”
Trajneri Xavi Hernandez ka kritikuar paraqitjen e lojtarëve të Barcelonës pas humbjes në udhëtim te Real Madrid në "Santiago Bernabeu".
Dy skuadrat shkuan në "El Clasico" si të pamposhtura me Barcelonën që ishte lider falë golaverazhit më të mirë.
Sidoqoftë, Real Madrid mori një fitore komode në shtëpi, duke triumfuar me rezultat 3:1.
Duke komentuar ndeshjen, Xavi mori përgjegjësinë për paraqitjen e zbehët, derisa kërkoi që të përmirësohen dukshëm brenda një kohë të shkurtër.
"Duhet të jemi vetë kritik. Nuk jemi duke bërë aspak mirë. Jemi në një dinamikë të keqe dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë. Ndihem keq dhe i zemëruar. Nuk ishim agresivë siç duhet të ishim".
"Nuk mendoj që Madridi na ka mposhtur në intensitet, por ishin më të matur, kanë ditur si të garojnë më mirë, për momentin ata janë skuadër më e matur se ne".
"Nuk dua të fajësoj lojtarët. Nuk do të ndodh sërish. Unë jam kapiteni i kësaj anije dhe unë marrë përgjegjësinë".
Pavarësisht që Barcelona lëshoi pikë vetëm në ndeshjen hapëse të sezonit, është duke u rritur sensi për presionin e klubit mbi legjendën e klubit.
Pasi shpenzuan shumë para dhe borxheve të mëdha financiare, blaugranasit nuk i kanë punët mirë as në Evropë, pasi në rast që Inter fiton ndaj Viktoria Plzen, atëherë do të bien direkt në Ligën e Evropës.
Tani, Barcelona duhet të shpresojë për një fitore ndaj Bayern Munichut dhe njëkohësisht që Inter të gabojë te Viktoria Plzen, e pastaj Bayern ta mposht Interin në xhiron e fundit, që është vërtet një “plan” tejet i vështirë.
Sa i përket La Liga-s, vazhdojnë të renditën në pozitën e dytë në tabelë, tani tre pikë prapa rivalit të përbetuar, Real Madrid.