"Nuk është keq" - Ten Hag flet pasi Manchester Unitedi ra në vendin e 21-të në Ligë të Evropës
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se fillimi i Djajve të Kuq është i mirë, pavarësisht se janë në vendin e 21-të në Ligë të Evropës.
Manchester United udhëtoi për në Stamboll teksa kërkonte të merrte fitoren e parë të sezonit në Ligë të Evropës kundër Fenerbahce. Ndërsa ata e nisën mirë ndeshjen me Christian Eriksen duke i dhënë mysafirëve një epërsi të hershme, skuadra e Jose Mourinho u këndellën për të shënuar në pjesën e dytë dhe barazuan me Djajtë e Kuq 1:1.

United tani ka barazuar tre ndeshjet e para të sezonit në Ligën e Evropës në fazën e ligës, pasi e nisi me një barazim 1:1 në shtëpi me Twente dhe një barazim 3:3 kundër Porto në Estadio do Dragao. Djemtë e Ten Hag tani janë në vendin e 21-të në renditjen e Ligës së Evropës dhe janë pa fitore në më shumë se një vit të futbollit evropian, por holandezi mendon se rezultatet e deritanishme nuk janë 'të këqija'.

Duke folur për mediat, Ten Hag tha: "Pikë në Porto, pikë në Fenerbahçe, kjo nuk është e keqe, por sigurisht që ne duam të fitojmë. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Nga dy ndeshje të vështira jashtë, Porto dhe Fenerbahçe, marrim dy pikë, ky është një rezultat”.
Puna e Ten Hag mbetet nën kërcënim dhe holandezi do të shpresojë të shohë skuadrën e tij të fitojë ndeshjen e radhës në udhëtim te West Ham në Premierligë të dielën, 27 tetor.