Nora Gjakova në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos, e mposht në çerekfinale sllovenen Kajzer
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka vazhduar me paraqitjet e jashtëzakonshme, tani duke prekur çerekfinalen e Kampionatit Evropian të Xhudos, që po mbahet në Prishtinë, në kategorinë deri në 57 kilogram, ku në çerekfinale e mposhti sllovenen, Kaja Kajzer.
Gjakova fillimisht u përball me fillimisht me finlandezen Matikainen, të cilën e mposhti pas katër minutash luftë, me kundërshtarën që u detyrua të merrte tre shido, për kartonin e kuq.

Në çerekfinale Nora e pati mjaft të vështirë ndaj sllovenes Kajzer, kjo e fundit që ishte në epërsi deri në minutën e fundit, por kosovarja u tregua fantastike, duke arritur ta dërgojë fillimisht përballjen në 'Golden Score'.
Aty ajo ishte e pamëshirshme, duke rrëzuar kundërshtaren me Waza-ari, për ta marrë fitoren, e cila e dërgon në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale Nora Gjakova do ta presë njëren nga fitueset e grupit D, Liparteliani apo Nairne.
Kujtojmë se në kategorinë e njëjtë gara është duke bërë edhe Distria Krasniqi, që me Norën mund të takohet vetëm në finale për medaljen e artë.