'Nongrata' i Kosovës nuk ftohet në listën finale të Zvicrës për EURO 2024 - NACIONALE

'Nongrata' i Kosovës nuk ftohet në listën finale të Zvicrës për EURO 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Zvicrës në krye me trajnerin Murat Yakin, kanë bërë të ditur listën finale për EURO 2024, ku përfshihen 26 lojtarë, por në mesin e tyre nuk është 'tradhtari' i Kosovës Andi Zeqiri, që ishte pjesë e listës së gjerë.

Zvicra nesër zhvillon miqësoren e fundit para Kampionatit Evropian, ku përballen me Austrinë.

Yakin ka bërë të ditur minuta më parë lojtarët që do të jenë të grumbulluar për këtë ndeshje si dhe ekspedita finale për EURO.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Ardon Jashari do të jenë pjesë e skuadrës prej 26 lojtarëve, ndërsa Zeqiri e ka humbur 'luftën' direkte me Jasharin për një vend të fundit.

Kujtojmë se Andi Zeqiri është 'Nongrata' për Kombëtaren e Kosovës, pasi kishte pozuar me fanellën dardane, ndërsa kishte ndërruar mendim, duke shkuar te Zvicra, por këta të fundit nuk e kanë ftuar në asnjërën garë madhore që nga ai vendim.

Lista e plotë e Zvicrës për EURO 2024

Lajme të ngjashme