Nkunku bën heroin, Chelsea mposht me mund Bournemouthin
Chelsea ka marrë fitore të vështirë në udhëtim te Bournemouthi, në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë.
“Blutë” arkëtuan pikët e plota falë golit të vonshëm se Christopher Nkunkut.
Bournemouth ishte e hatashme në fillim, duke rrezikuar me Marcus Tavernier që goditi traversën, derisa rast të mirë kishte edhe Justin Kluivert.
Vendasit kishin rastin më të artë përmes Evanilson, megjithatë ky i fundit dështoi nga pika e bardhë.
Heroi i Chelseas ishte Christopher Nkunku që shënoi nga afërsia pas një asistimi preciz të Jadon Sanchos (86’).
Bournemouth kishte një tjetër rast për ta barazuar, krejt në fund përmes Enes Unal mirëpo assesi s’ia doli ta konkretizojë.
Chelsea tani pas katër xhirove mbledh shtatë pikë, derisa Bournemouthzë vendin e 11-të me pesë sosh.