Një person vdes pasi policia përdor gaz lotsjellës gjatë ndeshjes Gimnasia - Boca Juniors - NACIONALE

Një person vdes pasi policia përdor gaz lotsjellës gjatë ndeshjes Gimnasia - Boca Juniors

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur pasi policia i gjuajti me gaz lotsjellës tifozët jashtë stadiumit të Gimnasian gjatë një ndeshjeje kundër Boca Juniors në Argjentinë.

Policia gjuajti edhe me plumba gome në përpjekje për të mos i lejuar tifozët të futen në stadiumin e stërmbushur të enjten mbrëma.

Ndeshje u pezullua pas nëntë minutave dhe tifozët e vërshuan fushën në tentim për të ikur nga trazira.

Shefi i Sigurisë në Buenos Aires Serigo Berni konfirmoi se një person ka humbur jetën si pasojë e “sulmit në zemër”.

Autoritetet në spitalin San Martin në La Plata, qytetin nga vjen klubi Gimnasia, e konfirmoi vdekjen, duke e identifikuar atë si një burrë 57-vjeçar, për të cilin tha se vdiq nga sulmi në zemër rrugës për në spital nga stadiumi.

Raportohet e 10 mijë tifozë ishin jashtë stadiumit me kapacitet prej 20 mijë ulëseve dhe nuk ishin në gjendje të futeshin brenda.

Berni tha se një hetim do të hapet për këtë rast, pasi ka dyshime se janë shitur bileta më tepër se sa kapaciteti i stadiumit.

Tifozët krijuan tollovi të mëdha në përpjekje për t’u futur në stadiumin Juan Carmelo Zerillo në La Plata.

Gjyqtari Hernan Mastrengelo tha pas ndeshjes: “Na preku të gjithëve në fushë”.

“Ajri u bë i pathithshëm. Situata doli nga kontrolli dhe nuk kishte siguri të garantuar”, shtoi ai.

Kjo ngjarje në Argjentinë ndodhi vetëm një javë pas tragjedisë në Indonezi, ku 131 persona vdiqën në një stadium futbolli.

Fatkeqësia në Indonezi ndodhi kur policia i gjuajti me gaz lotsjellës tifozët të cilët e kishin pushtuar fushën pas një ndeshjeje dhe qindra prej tyre tentuan të iknin nëpër dalje të ngushta, që shkaktoi tollovi vdekjeprurëse.

Lajme të ngjashme