Tifozët vdiqën në duart e lojtarëve në stadiumin e futbollit në Indonezi - NACIONALE

Tifozët vdiqën në duart e lojtarëve në stadiumin e futbollit në Indonezi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tifozët e futbollit vdiqën në duart e lojtarëve gjatë përleshjeve në stadiumin Kanjuruhan në Indonezi, ka thënë trajneri i ekipit vendas Arema FC, Javier Roca. Numri i fëmijëve të vrarë në këtë tragjedi ka shkuar në 32.

Roca tha se përleshja që ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në Java, në të cilën u vranë 125 njerëz, e ka shkatërruar atë mendërisht.

Autoritetet thonë se viktima më e re në moshën në tragjedinë e së shtunës ishte vetëm tri vjeçe.

Rreth 18 zyrtarë janë duke u hetuar pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tifozëve të cilët e kishin pushtuar fushën pas përfundimit të ndeshjes.

Shefi i policisë në qytetin Malang, ku u zhvillua ndeshja, është shkarkuar nga detyra. Të paktën nëntë oficerë të tjerë janë pezulluar.

Më shumë se 320 tifozë të tjerë u lënduan gjatë rrëmujës së shkaktuar nga turma dhe nga ikja prej gazit lotsjellës të policisë. Zyrtarët indonezianë kanë bërë të ditur se fëmijët e vrarë ishin të moshës mes tri dhe 17 vjeçe.

Sipas dëshmitarëve të rastit, policia kishte hedhur vazhdimisht dhe fuqishëm gaz lotsjellës pas tensionimit të gjendjes me tifozët. Tifozët e ekipit vendas Arema FC u futën në fushë me vrap kur ndeshja përfundoi me humbje 3:2 ndaj rivalëve Persebaya Surabaya.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin tifozët duke u ngjitur nëpër rrethoja për të ikur, si dhe trupa të pajetë nëpër fushë.

Një tifoz i quajtur Chandra ka thënë për BBC: “Fëmijët e vegjël po qanin, grave iu binte të fikët, britma gjithandej”.

Trajneri Roca tha se policia e kaloi kufirin duke tentuar ta kontrollojë turmën e tifozëve.

Amnestry International e ka përshkruar reagimin e policisë si “përdorim të forcës së tepruar nga shteti” për ta kontrolluar një turmë të paarmatosur.

Të dielën u mbajtën protesta në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, ku u bë thirrje për ndalimin e brutalitetit policor.

Lajme të ngjashme