“Një klimë dhune”, mediumi britanik shkruan për thirrjet e nacionalistëve serbë kundër Kosovës - NACIONALE

“Një klimë dhune”, mediumi britanik shkruan për thirrjet e nacionalistëve serbë kundër Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Kosova është Serbi”, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, nacionalistët serbë vazhdojnë të përzihen në politikë derisa po mbështesin klubet e tyre, kështu shkruan mediumi britanik “The Guardian”.

Guardian ka bërë një shkrim të gjatë lidhur me zhvillimet e fundit në sport, ku “Delije” pra tifozët e Crvena Zvezdes kanë shfaqur urrejtjen e tyre ndaj shtetit të Kosovës.

Ndër të tjera, mediumi britanik shkruan: “Duhet t’i përfundojmë ata, t’i tërheqim me këmbë”, ishte një ndër deklaratat e një tifozi të Yllit të Kuq gjatë ndeshjes së fundit në Ligën e Kampionëve.

Ai nuk po i referohej skuadrës kundërshtare, mirëpo shqiptarëve të Kosovës që e shfaqen pavarësinë e tyre në vitin 2008.

Ultrasit e Yllit të Kuq, si shpesh herë këto kohët e fundit mbanin të veshur një fanellë me fytyrën e Stefan Nedeljkovicit, një ndër terroristët e vrarë muajin e kaluar në Banjskë”.

Ndër të tjera, “The Guardian” shton se presidenti i Serbisë Aleksandr Vuçiq, shpesh herë ndikon te këta tifozë serbë që urrejtjen e shfaqin në fushë.

Lideri serb akuzohet edhe për bashkëpunim me huliganët në futboll, sipas James Montaguet, studiues që është marrë me botën e dhunshme dhe komplekse të ultrasëve në Serbi.

Vuçiqi e ka kuptuar se ky është elektorat i fuqishëm dhe i rrezikshëm që mund ta bëjë apo rrëzojë një president”. “Ultrasit mund të mobilizohen shpejt për qëllime politike, po që se duhet. Në të njëjtën kohë, autoritetet dëgjojnë me kujdes se çka brohoritet në tribuna”.

Kujtojmë, pas atij sulmi terrorist në Banjskë, policia e Kosovës eliminoi tre terroristë deri mbi 30 arritën të largohen, kurse fatkeqësisht i vrarë mbeti heroi Afrim Bunjaku.

Në anën tjetër, sa i përket sportit, për të gjitha këto thirrje nacionaliste serbe UEFA është njoftuar nga FFK-ja, prandaj dënimet e radhës mund të bëhen publike së shpejti.

Në të kaluarën, UEFA e ka gjobitur dhe dënuar rëndë klubin serb, por që tifozët e tyre kanë vazhduar me të njëjtat veprime.

Lajme të ngjashme