Një dënim tjetër për Mourinhon, portugezi pezullohet 10 ditë pasi ofendoi gjyqtarin italian - NACIONALE

Një dënim tjetër për Mourinhon, portugezi pezullohet 10 ditë pasi ofendoi gjyqtarin italian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka marrë edhe një dënim. Tani ‘Special One’ është pezulluar në kampionatin italian për 10 ditë pasi ofendoi gjyqtarin italian, Daniele Chiffi.

Portugezi i cili njihet për temperamentin e tij është ndëshkuar si pasojë e një tjetër sharje të gjyqtarit. Daniele Chiffi ishte zyrtari që shkaktoi zemërimin e tij gjatë barazimit 1:1 me Monzan më 3 maj. Mourinho ka zbuluar se ai mbante një mikrofon gjatë asaj ndeshjeje në një përpjekje për të mbrojtur veten, por ende nuk ka shfaqur ndonjë dëshmi.

Mourinho tha për Ciffin: “Unë nuk jam budalla, e dini. Sot shkova në lojë me mikrofon. Kam regjistruar gjithçka. Nga momenti kur dola nga dhoma e zhveshjes, deri në momentin kur u ktheva. Unë e mbrojta veten. Unë ndalova së punuari 20-30 minuta nga fundi, sepse e dija se do të më jepte një karton të kuq për çdo gjë. Nuk ia dhashë mundësinë, vendosa jo, mjafton. Ai është i tmerrshëm, nuk bën lidhje njerëzore me askënd, nuk ka empati, i jep karton të kuq një lojtari që rrëshqet sepse është i rraskapitur në minutën e 96-të”.

Jose Mourinho Tottenham

Mourinho tani nuk do të jetë në stolin e Romës për hapjen e sezonit, ndërsa ai është dënuar edhe me 50,000 euro gjobë dhe klubi i tij është goditur me një dënim të ngjashëm financiar.

Ish-trajneri i Interit tani është sanksionuar dy herë në harkun kohor të një jave – pasi mori tre kartonë të kuq në sezonin 2022-23 – me UEFA-n që e kishte suspenduar për katër ndeshje në Ligën e Evropës si rezultat i sulmit të tij kundër gjyqtarit të Premierligës, Anthony Taylor, pas një humbjeje me penallti ndaj Sevillas në një finale të Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme