UEFA e suspendon për katër ndeshje Jose Mourinhon dhe e gjobit Romën
UEFA ka publikuar vendimet, ku ka gjobitur klubin e Romës me 50 mijë euro derisa ka suspenduar trajnerin Jose Mourinho për katër ndeshje në këtë kompeticion.
Sevilla e fitoi finalen e shumë përfolur ndaj Romës në Ligën e Evropës, ku arbitri kishte një ndikim të madh me disa vendime dhe si pasojë Mourinho e priti në parking për t’i ‘qerous hesapet’.
Shkaku i gjuhës së përdorur nga “Special One”, UEFA e ka suspenduar për katër ndeshje në këtë kompeticion.
“Suspendim për trajnerin e Romës, Jose Mourinho për katër ndeshjet e radhës në garat e UEFA-s, në të cilat nuk do të marrë pjesë shkaku i gjuhës së përdorur ndaj zyrtarit të ndeshjes”.
Përndryshe, pa dënim nuk ka pësuar as klubi i Romës, që janë gjobitur me 50 mijë euro si dhe një ndeshje mysafire pa praninë e tifozëve.
“Për të gjobitur Romën me 50 mijë euro dhe e ndalon për të shtiru bileta për një ndeshje si mysafir në kuadër të UEFA-s, shkaku që ndezën fishekzjarrë, gjuajtën sende dhe shkaktuan dëmtime”.
“Gjobit Romën me 5 mijë euro për sjellje të pahijshme të skuadrës”.
“E urdhëron Romën që të kontaktojnë Federatën e Futbollit të Hungarisë brenda 30 ditëve për të riparuar dëmtimet që shkaktuan tifozët”, shkruhet në komunikatë.

Roma edicionin 2023/24 do të garojë në Ligën e Evropës meqenëse e mbyllen sezonin si pozitë e gjashtë në Serie A.