Nisin përleshjet në “Air Albania”, shqiptarët dhe polakët hedhin gjësende drejt njëri-tjetrit - NACIONALE

Nisin përleshjet në “Air Albania”, shqiptarët dhe polakët hedhin gjësende drejt njëri-tjetrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pa filluar mirë loja, kanë nisur problemet në “Air Albania”, ku tifozët shqiptarë dhe ata polakë kanë hedhur gjësende drejt njëri-tjetrit.

Derisa dy skuadrat po zhvillonin parapërgatitjet për lojë, tifozët gjuanin gjësende drejt njëri-tjetrit, me policinë që provonte t’i qetësonte të dy palët.

Abcnews” ka publikuar një video ku shihen përleshjet e para në stadium, pasi probleme kishte edhe në qytetin e Tiranës.

Përndryshe, pas kësaj tifozët shqiptarë duket se u hakmorën duke e fishkëllyer himnin e Polonisë.

Ndeshja tashmë ka nisur dhe në rast që ndonjëra kombëtare arkëton pikët e plota atëherë do t’i afrohej shumë kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Lajme të ngjashme