Ngritën në këmbë dhe duartrokasin: Granit Xhaka nderohet nga tifozët dhe trajneri Arteta në “Emirates”
Mesfushori Granit Xhaka zhvilloi miqësore së bashku me Bayer Leverkusenin ndaj Arsenalit.
Xhaka ishte titullar për 80 minuta në humbjen e thellë që pësoi Leverkuseni, me rezultat 4:1.
Menjëherë sapo u zëvendësua, tifozët e Arsenalit u ngritën në këmbë për ta falënderuar legjendën e tyre, e ndërsa edhe trajneri Mikel Arteta e priti jashtë vijave për ta përshëndetur.
Granit Xhaka x Mikel Arteta. ❤️
— afcstuff (@afcstuff) August 7, 2024
🎥 @TikiTakaConnor pic.twitter.com/F4Dc6lPPaA
Ndërsa, sapo përfundoi ndeshja ishin lojtarët e Arsenalit që iu afruan për ta përqafuar.
Granit Xhaka reunited with familiar faces. ❤️
— afcstuff (@afcstuff) August 7, 2024
🎥 @amylawrence71 pic.twitter.com/M1tP0RuRzX
Xhaka vetëm verën e kaluar iu bashkua Leverkusenit, me të cilin fitoi titullin e Bundesligas si dhe Kupën e Gjermanisë.