Neymari doli nga loja i përlotur, nyja e këmbës së tij duket shumë e ënjtur
Neymar u pa në lot pasi u zëvendësua në pjesën e dytë të fitores 2-0 të Brazilit në Kupën e Botës ndaj Serbisë, pas një lëndimi të pësuar në nyje të këmbës.
30-vjeçari e nisi ndeshjen në Katar nga minuta e parë, por u largua nga trajneri Tite pasi pësoi një goditje në nyjën e këmbës së tij që pas pamjeve të para duket mjaft keq.
— ge (@geglobo) November 24, 2022
Sulmuesi i Paris Saint-Germain u largua nga fusha e lojës duke çaluar dhe më pas mbuloi fytyrën me fanellën e tij pasi zuri vendin në stolin e zëvendësuesve.
Neymar është përballur edhe më parë me lëndimin e këtij lloji, që ishte shumë më i ashpër dhe e la jashtë për shumë gjatë deri në rikuperimin e plotë.
Zëvendësimi i tij erdhi në minutën e 79-të, ku edhe pse dyshohej për një lëndim, në pamje të parë nuk dukej të ishte edhe shumë i rëndë.
Pamjet e siguruara nga Globo Tv tregojnë Neymarin në lot teksa po trajtohej nga stafi mjekësor në kyçin e këmbës.
A sensação do Neymar é malíssima
— Marcelo Bechler (@marcelobechler) November 24, 2022
pic.twitter.com/l4K7Pf8WZQ
Ky lëndim për tifozët e ameriko-latinëve mund të shkaktojë një kokëdhimbje, pasi shpresat për një triumf më 18 dhjetor i lidhin me paraqitjet e sulmuesit të PSG-së.
Në anën tjetër, fituesi pesë herë i Kupës së Botës e zhvilloi një paraqitje solide, duke krijuar raste të shumta, por që shënuan vetëm dy herë, me anë të sulmuesit të Tottenham Hotspur, Richarlison, goli i dytë i të cilit ishte thjesht i jashtëzakonshëm.