Neymar i jep shpresa Brazilit, kthehet në stërvitje para ndeshjes për 1/8 e finales - NACIONALE

Neymar i jep shpresa Brazilit, kthehet në stërvitje para ndeshjes për 1/8 e finales

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Brazilit, Neymar u rikthye në stërvitje të shtunën, duke bërë stërvitje me top dhe duke gjuajtur në portë vetëm dy ditë para ndeshjes së Brazilit kundër Koresë së Jugut në raundin e 1/8 së finales të Kupës së Botës.

Lajmi i mirë për pesë herë kampionët erdhi në të njëjtën ditë që mbrojtësi i majtë Alex Telles dhe sulmuesi Gabriel Jesus u larguan nga skuadra për shkak të lëndimeve të marra në humbjen 1-0 ndaj Kamerunit të premten.

Neymar nuk ishte kthyer në qendrën stërvitore të skuadrës që kur ai dëmtoi ligamentet në kyçin e tij të djathtë në ndeshjen hapëse të Brazilit kundër Serbisë. Ai iu bashkua stërvitjes së lehtë me lojtarët që nuk e nisën ndeshjen e së premtes. Në imazhet e publikuara nga konfederata braziliane e futbollit, Neymar bëri një sërë stërvitjesh individuale, duke goditur topin me të dyja këmbët dhe duke mos treguar shenja të dëmtimit të tij.

Mjekët e ekipit brazilian nuk dhanë menjëherë një përditësim mbi gjendjen e Neymar, ose nuk thanë nëse ai do të ishte i gatshëm për ndeshjen kundër Koresë së Jugut, ndeshje kjo e vlefshme për një vend në çerekfinale.

Lajme të ngjashme