Neymar afër rikthimit te Barcelona, mungon vetëm ‘drita e gjelbër’ e Xavit - NACIONALE

Neymar afër rikthimit te Barcelona, mungon vetëm ‘drita e gjelbër’ e Xavit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

PSG e ka ofruar sulmuesin Neymar në formë huazimi te Barcelona, por marrëveshja ka mbetur peng vetëm shkaku i trajnerit Xavi Hernandez.

Pas largimit të Ousmane Dembeles, që mungon vetëm zyrtarzimi –bordi i klubit katalunas është duke konsideruar seriozisht transferimin e brazilianit.

Gazetari Mabkhout Al-Marri, që ishte i pari që njoftoi transferimin e Leo Messit te Inter Miami, siguron se Neymar do ta mbajë sërish fanellën e Barcelonës në këtë afat veror.

Neymar thuhet se është i hapur për të zbritur më shumë se gjysmën e pagës që të ndihmojë financiarisht katalunasit dhe bordi do ta mirëpriste një nënshkrim të tillë.

Sidoqoftë, problemi i vetëm mbetet trajneri pasi nuk mendon se është transferimi i duhur për këtë projekt momental.

Mirëpo, duke konsideruar se do të jenë pa Dembelen – stafi është i gatshëm të bashkëpunojë sërish me brazilianin dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Xavi Hernandez është duke ëndërruar një transferim të Bernardo Silvas mirëpo një marrëveshje e tillë duket e pamundur shkaku që Manchester City nuk do ta shesë pas humbjeve të yjeve si Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez.

Në anën tjetër, Neymar do të largohej nga PSG-ja vetëm për Barcelonën sepse është i ‘etur’ për të pasur sukses edhe te projekti i ri i klubit francez me Luis Enriquen në krye.

Lajme të ngjashme