"Nuk është i duhuri për projektin", Barcelona refuzon rikthimin e Neymarit - NACIONALE

"Nuk është i duhuri për projektin", Barcelona refuzon rikthimin e Neymarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona thuhet se ka refuzuar rikthimin e sulmuesit Neymar Junior në formë huazimi.

Më saktësisht, sipas raportimit të mediumit katalunas “Sport”, ishte trajneri Xavi Hernandez që s’ishte i interesuar për shërbimet e brazilianit.

Gjatë bisedave minimale që PSG kishte me Barcelonën për Ousmane Dembelen, francezët sërish ofruan shansin për ta lejuar Neymarin të huazohet te Barcelona, mirëpo oferta u refuzua menjëherë.

PSG është duke krijuar një ‘frymë’ të re pa Kylian Mbappen dhe nuk duan ta mbajnë Neymar, mirëpo nuk kanë ndonjë ofertë atraktive kësisoj braziliani mund të mbetet në “Parkun e Princave”.

Duke e ditur se Neymar do të ishte i hapur për rikthimin te Barcelona, PSG e ofroi si mundësi për një vlerë të ulët mirëpo që trajneri Xavi dha përgjigje negative pasi nuk e sheh lojtarin si të duhurin për projektin momental.

Neymar pritet të vazhdojë karrierën te PSG, ngase ka refuzuar kalimin në Arabinë Saudite ndërsa sa i përket Chelseas asgjë s’doli të jetë serioze.

Pas ardhjes së Luis Enrique, Neymar ka treguar se preferon qëndrimin në Paris ku ka kontratë edhe për disa vite derisa vazhdon të jetë ndër lojtarët më të paguar në botë.

Lajme të ngjashme