Neymar i ofrohet Barcelonës - NACIONALE

Neymar i ofrohet Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint-Germain Neymar i është vetë-ofruar ish klubit Barcelona, raporton mediumi katalunas “Sport”.

Barcelona ka nevojë tani ta aktivizojë planin B pasi negociatat përfunduan me Leo Messin.

Objektivi i katalunasve është i qartë: Një futbollist që mund ta bëjë ndryshimin dhe ani thuhet se braziliani e ka ofruar veten në “Camp Nou” dhe është i gatshëm edhe për një zbritje të madhe të pagës.

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez e kishte planifikuar tërë sezonin me Messin në fushë. Ai kishte ndryshuar edhe formacionin që argjentinasi të përshtatet dhe të ketë një rol të rëndësishëm.

Por tani që shtatë herë fituesi i Topit të Artë zgjodhi t’i bashkohet Inter Miamit, Xavi ka kërkuar një tjetër futbollist të nivelit të lartë që mund ta ndihmojë Dembelen, Lewandowskin dhe Raphinhan në aspektin ofensivë.

Për teknikun katalunas prioriteti kryesor është nënshkrimi me një portier të dytë, mesfushor që do ta zëvendësojë Busquestin dhe një sulmues pasi nuk mbështetet më te Ferran Torres dhe Ansu Fati.

Neymar mbetet një yll botëror, mirëpo paga e lartë dhe kushtet që PSG-ja mund t’ia kërkojë për ta lërë të lirë do ta bënin një “operacion” mjaftë të komplikuar.

Përpos Neymar, Barcelona është duke shikuar edhe futbollistë të tjerë si Bernardo Silva që kërkohet edhe nga PSG-ja.

Lajme të ngjashme