Messi thyen heshtjen: Nuk po kthehem në Barcelonë, po shkoj në Inter Miami - NACIONALE

Messi thyen heshtjen: Nuk po kthehem në Barcelonë, po shkoj në Inter Miami

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi ka konfirmuar se nuk do të kthehet në Barcelonë, por do t’i bashkohet Inter Miamit në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara.

Kam vendosur të shkojë në Inter Miami. Marrëveshja nuk është ende e kryer 100%”, tha Messi për Mundo Deportivo të mërkurën mbrëma.

Mendohej se ai do të kthehej në Barcelonë, pasi u largua këtë verë nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë, por 35-vjeçari zbuloi se nuk ishte e mundur.

Unë doja vërtet, mezi prisja të kthehesha, por pasi e përjetova atë që e përjetova dhe u detyrova të largohesha, nuk doja të futesha në këtë gjendje përsëri: të prisja të shihja se çfarë do të ndodhte dhe ta lija të ardhmen time nëpër duart e tjerëve”, nënvizoi Messi."

Messi, i cili ishte larguar nga Barça më 2021, tregoi se kishte biseduar me drejtuesit e klubit katalonas por nuk kishte marrë asnjëherë ofertë formale.

Edhe pse dëgjova se Laliga kishte pranuar gjithçka për rikthimin tim, ende kishte shumë gjëra që duhej të bëheshin. Dëgjova se klubi duhej të shiste lojtarë dhe t’i ulte pagat dhe e vërteta është se nuk doja të kaloja nëpër diçka të tillë sërish.”

“Dhe po, kur m’u desh të largohesha, Laliga e kishte pranuar edhe atëherë se klubi mund të nënshkruante me mua por në fund nuk u lejua. Prandaj, pata frikë se e njëjta gjë do të ndodhte përsëri. Unë jam akuzuar për shumë gjëra gjatë kohës sime në Barcelonë dhe nuk dua të kalojë nëpër këto gjëra përsëri”, këmbënguli 35-vjeçari.

Lajme të ngjashme