“E kuptojmë që dëshiron të luash në një ligë më të dobët”, Barcelona reagon pas deklaratave të Messit
FC Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare ku pretendojnë se i kanë bërë një prezantim të projektit sulmuesit Leo Messi, por ky i fundit zgjodhi ta refuzojë.
Argjentinasi dje dha një intervistë të gjatë duke treguar se vendosi ta pranojë ofertën e klubit amerikan pasi nuk dëshironte që Barcelona të shesë futbollistë ose edhe t’i zbresë pagat.
Kësisoj, Barcelona ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare ku thuhet se i kanë prezantuar Messit një propozim, mirëpo nuk e kanë problem pse argjentinasi dëshiroi t’i ikë presionit.
“Të hënën, 5 qershor, Jorge Mendes, babai dhe përfaqësuesi informoi presidentin e klubit Joan Laporta për vendimin e lojtarit t’i bashkohet Inter Miamit, pavarësisht që iu prezantua një propozim nga Barcelona, në konsideratë nga dy palët, pra Barcelona dhe Lionel Messi që ai ta veshë fanellën blaugranase sërish”.
“Presidenti Laporta kupton dhe respekton vendimin e Messit që të garojë në një ligë me kërkesa më të ulëta, larg vëmendjes dhe presionit që ka pasur ndër vite”.
“Të dy Joan Laporta dhe Jorge Mendes gjithashtu pranuan që të punojnë se bashkua për t’i dhënë një nderim lojtarit nderim nga tifozët e Barcelonës drejt lojtarit që ka qenë, është dhe gjithnjë do të jetë i dashur nga Barcelona”.
Official statement from FC Barcelona on Leo Messi's decision to play for Inter Miamihttps://t.co/iuliiDOxsY
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 7, 2023
Ndërkohë, thuhet se në kontratën e nënshkruar me Inter Miamin – Messi mund të largohet si agjent i lirë në rast që dëshiron.
