Nevded: Allegri ka besimin tonë, normale që qarkullojnë emra si Contes kur nuk kemi rezultate
Juventus fitoi në Puglia ndaj Lecces me rezultat 0:1 në ndeshjen e sotme. Pavel Nedved, si njëri prej drejtuesve të klubit, deklaroi se Max Allegri ka të gjithë besimin e plotë, pa marrë parasysh rezultatet e dobëta.
Allegri nuk gëzon reputacionin më të mirë të mundshëm gjatë kësaj periudhe te tifozët juventinë. Eliminimi i hershëm në Ligën e Kampionëve dhe shumë pikë të humbura në kampionat, kanë bërë që të ketë shumë polemika rreth të ardhmes së tij, ku tifozët dhe shumë opinionistë sportivë kërkojnë shkarkimin e tij.
Fakti se Antonio Contes i skadon kontrata në fund të edicionit ka ndikuar që mediet ndërkombëtare të raportojnë së fundi rreth një mundësie të rikthimit të tij në bankinën e Juventusit.
Ishte vetë Pavel Neved sot që sqaroi për “DAZN” pozitën e Allegrit: “Pozicioni ynë është gjithmonë i njëjti. Allegri ka besimin e plotë të klubit dhe lojtarëve. Të të gjithëve. Normale është që kur nuk ka rezultate siç i kërkohen Juventusit të dalin emra të tjerë (duke iu referuar Contes pasi gazetari e pyeti rreth tij) dhe do të dalin edhe shumë të tjerë. Mirëpo, ne mbetemi në pozicionin tonë. Dëshirojmë t’ua mundësojmë të gjithëve që ta bëjnë punën e tyre dhe atë në formën më të mirë.”
Ambiciet e klubit
Pavel Nevded foli më zgjerimisht rreth krizës së Juventusit dhe objektivave që synojnë të kenë tani e tutje gjatë sezoni.
“Po vlerësojmë akoma të gjithë atë që mund ta arrijmë, sepse si objektiva, për nga numrat, kanë mbetur të njëjtë. Kemi Ligën e Evropës ku duhet ta arrijmë (duke iu referuar renditjes në pozitën e tretë në grupin aktual të Ligës së Kampionëve). Në kampionat kemi mbetur shumë mbrapa dhe pastaj është edhe Kupa e Italisë”, shtoi ai.
Ky rendiment jo optimal sipas menaxherit çek nuk do t’i pengojë ata që të punojnë në maksimum për të nxjerrë më të mirën nga ky sezon.
“Për të gjitha këto ambicie jemi në garë dhe do të punojmë për të arritur rezultate. Reagimi që kemi pasur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ka qenë normale. Kanë qenë ditë të vështira. Kemi humbur disa lojtarë për shkak të lëndimeve. Sot mungonin dhjetë lojtarë, por nuk duhet të jetë arsyetim”, nënvizoi ai.
Në fund Nedved e bëri të qartë se skuadra është ndërtuar për të qenë garuese dhe të prodhojë rezultate të mira konform pritjeve.
“Nuk kërkojmë alibi, por skuadra jonë është ndërtuar me logjikë dhe me lojtarë që mund ta mbulojnë bankën rezervë”, përfundoi ai.
Pas fitores së sotme kundër Lecces me rezultat të ngushtë 0-1, Juventus renditet në pozitën e 7-të me 22 pikë në Serie A.


