"Nëse ky është fundi, lamtumirë Granit", mesazhi emocionues i tifozëve të Arsenalit për Xhakën
Mesfushori Granit Xhaka ndoshta ka zhvilluar paraqitjen e fundit në fanellën e Arsenlit pas shtatë viteve.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka marrëveshje në princip me Bayer Leverkusenin derisa shënoi dygolësh në fitoren 5:0 ndaj Wolves.
Pas një përformanca të mrekullueshme këtë edicion, tifozët e Arsenalit nuk harruan ta falënderojnë Granit Xhakën gjatë kësaj ndeshje.
"Nëse ky është fundi, lamtumirë Granit", ishte shkruar në njërin nga banerët e tifozëve të Arsenalit që u shfaq gjatë ndeshjes ndaj Wolvesit.
A message for Granit. “If this is the end farewell…” From a hostile falling out to unconditional respect. pic.twitter.com/AW8Fii1mvP
— Amy Lawrence (@amylawrence71) May 28, 2023
Tifozët e Arsenalit në rrjetet sociale e kanë falënderuar futbollistin për kontributin e dhënë gjatë këtyre shtatë viteve në "Emirates".
Ky edicion padyshim ka qenë më i miri në karrierë për Xhakën, por që fatkeqësisht përfundoi pa trofe.
Xhaka në momentin që u zëvendësua u pa i emocionuar, derisa tifozët në tribuna u ngritën në këmbë për ta duartrokitur dhe këndonin "Mos u largo".
Xhaka edicionin tjetër do të luajë në Bundesliga te skuadra e Leverkusenit, pasi edhe gruaja e tij Leonita po këmbëngulte për rikthimin në Gjermani.
Kujtojmë, kosovari në të kaluarën ishte kapiten i Borussia Monchengladbachut.
