Pamje: Momenti kur tifozët e Arsenalit ngrihen në këmbë për ta duartrokitur Granit Xhakën
Mesfushori Granit Xhaka zhvilloi ndoshta paraqitjen e fundit në fanellën e Arsenalit gjatë fitores 5:0 ndaj Wolvesit.
Shqiptari shënoi dy gola brenda tre minutave për të gëzuar të gjithë tifozët e pranishëm në "Emirates Stadium".
Sidoqoftë, kur zhvillohej minuta e 75-të trajneri Mikel Arteta vendosi ta largojë Xhakën duke e zëvendësuar me Fabio Vieira. Po në atë moment një numër i madh i tifozëve të Arsenalit u ngritën në këmbë duke duartrokitur.
Tifozët tashmë ishin në dijeni që më shumë gjasë është paraqitja e fundit e Xhakës, prandaj edhe kënduan emrin e lojtarit.
Për më shumë shikoni pamjet:
Xhaka thuhet se është pranë një marrëveshje katërvjeçare me klubin gjerman Bayer Leverkusen pasi synon të rikthehet në Premierligë.
Marrëveshja në princip mes Xhakës dhe Leverkusenit është arritur, andaj ka mbetur vetëm mes Arsenalit dhe skuadrës gjermane që mund të kryhet në javët në vijim.