Në rast të eliminimit nga Liga e Kampionëve, Barcelona do të humb para edhe nëse fitojnë Ligën e Evropës
Dështimi i Barcelonës që të mposht Inter Milanin në Ligën e Kampionëve mund të ketë pasoja të tjera, përpos në aspektin sportiv.
Pas ndeshjes së djeshme dramatike 3:3 në "Camp Nou", Inter mund ta dërgojë Barcelonën direkt e në Ligën e Evropës në rast që javën tjetër triumfojnë ndaj Viktoria Plzen në "San Siro".
Mediumi i njohur spanjoll "Mundo Deportivo", tani ka raportuar sa para do të humbasë klubi financiarisht, në rast që nuk do të vazhdojnë më garat në Ligën e Kampionëve.
Raportohet se Barcelona do të humbasë plotë 18.4 milionë funte nëse nuk mbërrijnë në çerekfinale të këtij turneu.
Barcelona veçse shpenzoi 132 milionë funte në rindërtimin e skuadrës gjatë verës, por shpenzimet e tyre ishin më qëllimin që klubi blaugranas të mbërrijë se paku deri në çerekfinale.
Kjo do të jetë një sfidë tejet e vështirë për skuadrën e Xavi Hernandez, që përballë pastaj do të kenë Bayern Munichun.
Në rast të një rezultati negativ, Barcelona do të vazhdojë garat në Ligën e Evropës.
Sidoqoftë, edhe nëse e fitojnë atë kompeticion, nuk do të ishte i mjaftueshëm që të fitonin paratë që i humbin me eliminimin nga Liga e Kampionëve, pasi kampioni i Ligës së Evropës fiton diku 13 milionë funte.
Në raportin shtohet se Barcelona do të fitonte 8.4 milionë funte nëse arrijnë në raundin e 16-të, e pastaj 9.3 milionë funte për çerekfinalet.
11 milionë funte është çmimi që marrin për kualifikimin në gjysmëfinale dhe në fund 13.6 ose 17.5 milionë funte nëse e fitojnë finalen, ose mbërrijnë aq lartë.
Tifozët e Barcelonës kishin shpresa të mëdha për një rezultat pozitiv ndaj Interit, sidomos duke ditur faktin se nënkampioni i Italisë kishte humbur në pesë vizitat e fundit në "Camp Nou".
Tani, gjasat e vetme të Barcelonës për kualifikim është nëse fitojnë dy ndeshjet e radhës, por njëkohësisht të shpresojnë që Viktoria Plzen e ndal Interin dhe “Bavarezzët” e mposhtin gjithashtu.