Në Gjermani fajësohen gratë e futbollistëve për eliminimin nga Botërori: Lojtarët duke u kujdesur për fëmijët, gratë foto në banjo
Lojtarët e Gjermanisë u diskualifikuan shkaku që duhet të kujdeseshin për fëmijët, derisa gratë e tyre bënin foto në banjo, kështu raportojnë mediat e mëdha gjermane.
Gjermania për herën e dytë radhës u eliminua nga faza e grupeve të Kupës së Botës, duke ndjekur atë paraqitje të tmerrshme që kishin në Rusi në vitin 2018, derisa këtë herë nuk arritën kualifikimin duke qenë në grup me Japoninë, Spanjën dhe Kosta Rikën.
Mediumi më i madh gjerman, "Bild" raportoi se ka pasur një mbledhje mjaftë të ashpër për plot dy orë mes presidentit të Federatës Gjermane, Bernd Neuendorf dhe nënpresidentit Hans-Joachim Watzke.
Pas barazimit ndaj Spanjës, u raportua se lojtarët e Gjermanisë ftuan të dashurat ose gratë në hotel për të qëndruar, para se të zhvillohej ndeshja ndaj Kosat Rikës.
Gratë u lejuan të qëndronin për dy net nëpër hotele, ku disa prej tyre edhe ishin në tribuna në barazimi ndaj Spanjës.
Sidoqoftë, tani raportohet se këto vizita kanë ndikuar te stafi i Federatës Gjermane dhe disa futbollistë.
Përzgjedhësi Hansi Flick 'nuk e pranon' qëndrimin e familjes dhe fajin e ka baza e izoluar.
Por drejtuesit më të mirë të futbollit gjerman thuhet se kanë mbetur të hutuar nga ngjarjet jashtë fushës si ngjarjet në të.
Gjermania zgjodhi të qëndrojë në Zulal Wellness Resort në veri të Katarit, një nga akomodimet më të largëta nga Doha qendrore.
Është një resort me pesë yje, 28 hektarë, me 120 dhoma, i cili shtrihet në Gjirin Arabik, ku dhomat mund të kushtojnë deri në 1400 funte për natë.
Distanca larg nga Doha - më shumë se 111 kilometra - solli problemet e veta përtej selfieve mes grave pranë pishinës.
Në fillim të turneut FIFA gjobiti FA gjermane pasi ata nuk arritën të nxirrnin një lojtar për të marrë pjesë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së tyre në Kupën e Botës me Spanjën.
Një lojtar është i detyruar të dërgohet në çdo konferencë shtypi një ditë para ndeshjes së tyre për të bërë pyetje së bashku me trajnerin e tyre.
Megjithatë, Flick mbërriti vetëm në qendrën kryesore të medias në Doha, me përjashtim të disa zyrtarëve shoqërues nga Federata Gjermane, duke bërë që FIFA të nisë një hetim për këtë çështje.
Shpjegimi i Flick për udhëtimin e vetëm nga kampi i tyre bazë në veri të Katarit ishte fakti se ai nuk donte që një lojtar kyç t'i nënshtrohej një udhëtimi të panevojshëm tre-orësh vajtje-ardhje.
"Është kaq e rëndësishme që ata t'i kushtojnë energjinë e tyre stërvitjes," tha Flick.
Federata gjermane konfirmoi të mërkurën se Flick do të mbetet si trajner i kombëtares deri në “Euro 2024” - një turne që do të luhet në Gjermani.
