Ndonëse dominoi Çekia, Gjeorgjia e mbyll pjesën e parë me epërsi - NACIONALE

Ndonëse dominoi Çekia, Gjeorgjia e mbyll pjesën e parë me epërsi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Republika e Çekisë ka zhvilluar një pjesë të parë superiore ndaj Gjeorgjisë, në Volksparkstadium në qytetin e Hamburgut, por që një penallti e akorduar për gjeorgjianët krejt në minutat shtesë, bëri që kjo kombëtare përkundër lojës jo të mirë të shkojë në pushim me rezultat 1:0.

Të dy skuadrat vijnë nga humbja në xhiron e parë të EURO 2024, teksa kërkojnë pikët e para sot, për të luftuar deri në fund për një vend në 1/8 e finales.

Çekia bindi më shumë me lojë, pati shumë goditje në drejtim të portës, por portieri Mamardashvili ishte heroi i Gjeorgjisë, duke bërë pritje vendimtare.

Madje çekët shënuan një gol me Hozlek në minutën e 23-të, por me ndihmën nga VAR dhe teknologjia e topit, u hetua një prekje me dorë, për ta bërë të pavlefshëm atë realizim.

Në anën tjetër, Gjeorgjia rrezikoi vetëm një herë portën dhe atë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur edhe u akordua penalltia, e i saktë ishte Mikautadze për rezultatin 1:0, me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Lajme të ngjashme