Ndodh edhe kjo - Titen e vjedhin dhe ia lënë fajin për eliminimin e Brazilit në Kupën e Botës - NACIONALE

Ndodh edhe kjo - Titen e vjedhin dhe ia lënë fajin për eliminimin e Brazilit në Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy javë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës, lajmet e këqija nuk kanë së pushuari për ish-përzgjedhësin Tite. Sot, ai është raportuar se është vjedhur si formë rebelimi për dështimin në Katar.

Një histori e përçudshme, por e vërtetë vjen nga Brazili. Ish-përzgjedhësi Tite nuk po gjen rehati. Ai është në bankën e të akuzuarve për dështimin e “Seleçao” në Kupën e Botës.

Sipas gazetarit Ancelmo Gois të përditshmes “O Globo”, Tite sot ishte zgjuar në 06:00 të mëngjesit, duke dalë nga shtëpia për ecje si formë relaksimi në lagjen Barra de Tijuca të Rio de Janeiro. Planifikim që me sa duket nuk është se i ka rezultuar mirë atij.

Raportohet se një person e ka vjedhur atë, pasi e ka takuar rrugës. Atij i është vjedhur një gjerdan nga trupi. Për të mos munguar kjo ka pranuar edhe kritika e qortime nga agresori, duke u akuzuar për eliminimin në çerekfinale të Kupës së Botës që u zhvillua në Katar.

Për fat të mirë mësohet se trajneri brazilian nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik. Ashtu siç dihet, Tite ka qenë përzgjedhës i Brazilit për një periudhë gjashtëvjeçare, duke e udhëhequr atë nga viti 2016 deri në fund të këtij viti.

Brazili së bashku me Francën ishin llogaritur si favoritet kryesore për të ngadhënjyer në Kupën e Botës, por llogaritë e “Seleçao” i prishi Kroacia, e cila e eliminoi në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.

Menjëherë pas asaj ndeshje, Federata e Futbollit të Brazilit njoftoi shkëputjen e kontratës me Titen. Tani drejtuesit e federatës braziliane janë duke punuar për ta gjetur një zëvendësues ideal.

Në mesin e trajnerëve që janë duke u lakuar si emra potencialë për të qenë pasardhës të Tites janë Ancelotti, Guardiola dhe Mourinho.

Lajme të ngjashme