Zyrtare: Tite jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Brazilit - NACIONALE

Zyrtare: Tite jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Brazilit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kupa e Botës për Brazilin ka përfunduar dhe po ashtu edhe koha e Tite si trajner i Kombëtares merr fund këtu.

Menjëherë pasi Brazili u rrëzua nga Botërori në Katar, me penallti ndaj Kroacisë, 61-vjeçari Tite në konferencë për shtyp i tha fjalët e tij të fundit si trajner dhe njoftoi largimin e tij.

"Një disfatë e dhimbshme, por në paqe me veten time," tha Tite. "Fundi i ciklit."

Një trajner për një kohë të gjatë në Serie A braziliane në Gremio, Palmeiras dhe Corinthians, Tite mori kontrollin e kombëtares në vitin 2016 pasi Dunga u shkarkua pas një paraqitjeje të dobët në Copa America.

Ndërsa Tite e udhëhoqi Brazilin drejt një triumfi të Kupës së Amerikës në vitin 2019, humbja ndaj Kroacisë të premten nënkuptonte një eliminim të hershëm e të njëpasnjëshme të Kupës së Botës në fazën çerekfinale.

Tite njoftoi synimin e tij për t'u larguar pas Kupës së Botës shkurtin e kaluar.

“Nuk kam asnjë arsye të rri më këtu”, tha Tite për TV brazilian. “Kam fituar gjithçka në karrierën time, e vetmja gjë që më mungon është Kupa e Botës".

Lajme të ngjashme