Ndeshja kur Pele kishte përfunduar si portier, pasi kishte shënuar het-trik - NACIONALE

Ndeshja kur Pele kishte përfunduar si portier, pasi kishte shënuar het-trik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda braziliane, Pele, vdiq sot në moshë 82-vjeçare, por kujtimet dhe trashëgimia që la ai mbrapa vetës mbeten të mëdha. As momentet e rralla në karrierën e tij nuk mungojnë. Madje ai kishte provuar edhe të luante si portier.

Pele ka qenë njëri prej lojtarëve që ka bërë që dashuria për futbollin të shpërndarej gjithandej botës. Karakteristikat e tij si futbollist ishin të veçanta.

Ai sakrifikohej tej mase për skuadrat në të cilat aktivizohej, duke u ndihmuar bashkëlojtarëve në çdo cep të fushës. Katër herë kishte përfunduar edhe si portier në karrierën e tij.

Mirëpo, veçohet një moment. “Mbreti brazilian” më 1963 ishte protagonist absolut në një ndeshje që ka hyrë në analet e historisë.

Bëhet fjalë për gjysmëfinalen e Kupës së Brazilit në zonën jug-perëndimit të atëhershme kundër Porto Alegres.

Pele mbronte ngjyrat e Santosit. Kjo e fundit kishte rezultatin në favor të vet prej 3:1. Pra, Pele kishte shënuar të gjitha golat në ndeshje duke kompletuar hetrikun e tij.

Megjithatë, pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Gilmar, Pele shkoi për ta zëvendësuar atë në katërkëndëshin e portës. Për tre minuta Pele qëndroi si portier i ekipit të tij, duke treguar të gjithë modestinë dhe të qenit i gatshëm për ta ndihmuar Santosin në çdo moment.

Sigurisht që janë një mori episodesh që personifikojnë figurën e madhërishme të Peles. Kjo ishte vetëm njëra ndër to.

Kujtojmë se ngushëllime me rastin e vdekjes së tij shprehen shumica e futbollistëve dhe klubeve elitare, duke falënderuar atë për tërë kontributin që ka dhënë ndër vite për këtë sport.

Lajme të ngjashme