Cristiano Ronaldo për Pelen: Do të mbetesh i paharrueshëm, u prefsh në paqe Mbret - NACIONALE

Cristiano Ronaldo për Pelen: Do të mbetesh i paharrueshëm, u prefsh në paqe Mbret

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shprehur ngushëllime për familjen e legjendës braziliane Pele.

Pele ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pas një ‘lufte’ që disa javë me kancerin, ku ishte mbetur i shtrirë në spital.

Pas kësaj ka reaguar edhe Ronaldo, i cili shkroi se Pele do të mbetet përgjithmonë një referencë dhe frymëzim, derisa nuk do të harrohet asnjëherë.

“Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një "lamtumirë" e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përqafon aktualisht”.

“Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregove përherë ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit. U prefsh ne paqe Mbreti Pelé”, shkroi portugezi.

Pele ka qenë një ndër legjendat e futbollit që gjithmonë ka qenë në mbështetje të portugezit, e shpesh herë e ka vlerësuar edhe si më i miri në botë.

Lajme të ngjashme