NBA: Warriors pësojnë humbjen e dytë kundër Sacramento Kings - NACIONALE

NBA: Warriors pësojnë humbjen e dytë kundër Sacramento Kings

3 vjet më parë

nga Orselina Lazraj

Në roundin e dytë të ndeshjeve të playoffs Golden State Warriors pësuan humbjen e dytë ndaj Sacramento Kings me rezultat 106:114. Ndërsa ndeshjen e dytë triumfoi përsëri Philadelphia 76ers ndaj Brooklyn Nets me rezultat 96:84.

Warriors filluan ndeshjen mjaftë mirë duke mbyllur çerekun e parë (23-17), por në çerekun e dytë Kings morën epërsinë mbi 10 pikë e kjo bëri që Warriors të humbin stabilitetin gjatë gjithë ndeshjes. Kings ishin më të përkushtuar në asistime, blloka dhe më të shkathët në vjedhjen e topave. Warriors ishin më të sigurtë në trepikësh më dallim nga ndeshja e parë duke shënuar 13 nga 40 dhe në gjuajtje të lira 15 nga 18. Nëse Kings shënojnë fitore në dy ndeshjet e radhës atëherë Warriors eleminohen nga playoffs. Lojtari i ndeshjes edhe kësaj radhe u zgjodh De’Aaron Fox me 24 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime.

Philadelphia 76ers shënuan fitoren e dytë në raundin e dytë të playoffs. Çereku i parë përfundoj me rezultat të barabartë (25-25) dhe kjo ishte një shtyrje për 76ers që të rrëmbejnë fitoren duke dominuar pjesën e dytë të ndeshjes. 76ers shënuan 13 nga 16 gjuajtjet e lira dhe 11 nga 35 trepikësh, ishin më të mirë në blloka dhe dominuan ndeshjen me 53%. Lojtari i ndeshjes nga ana e Kings u zgjodh Joel Embiid me 20 pikë, 19 kërcime nga 56 sa kishte i gjithë ekipi dhe 7 asistime.

Fituesi i katër ndeshjeve mes Warriors-Kings do të ndeshet me triumfuesin e ndeshjes Grizzlies-Lakers që momentalisht Lakers kryeson me një fitore. Ndërsa fituesi i katër ndeshjeve mes 76ers-Brooklyn do të ndeshet me triumfuesin e ndeshjes Celtics-Hawks në të cilën Celtics janë në epërsi me një fitore.

Lajme të ngjashme