Me 101 vota për Ardian Gola zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Deputeti, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Gola mori 101 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Në Kuvendin e Kosovës sot po mbahet seanca për përzgjedhjen e nënkryetarëve. Ndërkohë, partitë politike kanë rënë dakord që nënkryetarët të zgjidhen veç e veç dhe jo në pako.